Politike

PD akuza Veliajt: Prishja e godinave në QS aferë korruptive, i shembe për të ndërtuar Kampusin Universitar që do jepet me

29 Janar 2020, 09:31 Nga DOSJA
PD akuza Veliajt: Prishja e godinave në QS aferë korruptive, i shembe

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me prishjen e godianve tek Qyteti Studenti. Në një reagim në Facebook, PD shkruan se shembja e disa konvikteve në QS është një aferë korruptive.

Më tej duke publikuar dhe një vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare, PD shprehet se të gjitha godinat janë prishur pasi aty  do ndërtohet Kampusi Universitar dhe më pas do jepet me PPP. Vendimin e marrë nga Erion Veliaj dhe opozita e quan një afërë korruptive.

“Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive. Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij! Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!”, shkruan PD.

Disa godina në Qytetin Studenti janë shembur pas tërmetit të 26 nëntorit. Prishja e godinave u bë me një vendim të Këshillit Bashkiak, pasi sipas Bashkisë Tiranë ishin shpallur të pabanushme nga akt-ekspertimi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj partia demorkatike prishja e godinave te demtuara nga termeti shembja e godinave ne qs erion veliaj partia demorkatike prishja e godinave te demtuara nga termeti shembja e godinave ne qs

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2020, 21:54

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” ...