Politike

28 Janar 2020, 21:54 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.

Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” në RTV Ora mbrëmjen e sotme, Manjani është shprehur se prokuroria nuk po përgjonte Edi Ramën apo Damian Gjiknurin, por persona të inkriminuar.

“Prokuroria nuk ka vendosur të përgjojë Edi Ramës, siç shihet rëndomtë sot, as Damian Gjiknurin, as Saimir Tahirin, as ministri pasi këta janë përsona të lartë se askujt nuk i shkon në mend që do të flinin me kriminelë dhe persona të implikuar në dibër. Pra këta persona, Rama, Gjiknuri, ky deputeti, ç’janë të gjithë këta personat e rëndësishëm kanë rënë viktimë e përgjimeve. Nuk është se ka pasur një qëllim dashakeqës, sic mundohet të mbrohet qeveria”, tha Manjani.

Duke iu referuar kësaj dosjeje dhe përgjimeve që u publikuan nga Bild, Manjani tha se nuk ka b*thë njeri ta pushojë këtë çështje.

Ta themi troç, nuk ka b*thë njeri që as ta pushojë këtë çështje, as ta hetojë, as ta çojë më tej, as ta lërë në vend. Ska çfarë thotë SPAK-u se nuk mund të marrë dështimin e një prokurorie tjetër”, u shpreh Manjani.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 184 kalon ne diber ylli manjani dosja 184 kalon ne diber ylli manjani

Sondazh

Poll