Politike

Presidenti Ilir Meta dekoron Genc Tomorin me titullin “Mjeshtër i Madh” (VD)

28 Janar 2020, 19:50 Nga DOSJA
Presidenti Ilir Meta dekoron Genc Tomorin me titullin “Mjeshtër i

TIRANË– Presidenti Iliri Meta  ka dekoruar ditën e sotme  ish-futbollistin e njohur Genc Tomori me titullin “Mjeshtër i Madh”

Në një postim në rrjetin social facebook Ilir Meta është shprehur se ishte një kënaqësi që të vlerësonte  me titullin  “Mjeshtër i Madh ” Genc Tomorin ku sipas tij është një nga ikonat e futbollit shqiptar. Gjithashtu ai ka shprehur mirënjohje për ish-futbollistin dhe trajnerin e njohur  të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar.

Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës” ka shkruar Presidenti duke e shoqëruar dhe me një video ku ai ka shënuar një gol që i solli avantazh Shqipërisë gjatë ndeshjes me Gjermaninë.

(A.K.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike genc tomori ilir meta genc tomori ilir meta

Sondazh

Poll