Bota

Shkencëtarët në Australi kopjojnë koronavirusin, po punojnë për krijimin e vaksinës kundër virusit

29 Janar 2020, 11:22 Nga DOSJA
Shkencëtarët në Australi kopjojnë koronavirusin, po

AUSTRALI– Në Kinë virusi sa vjen dhe përhapet çdo ditë e më shumë, por ndërkohë është edhe një luftë e madhe kundër koronavirusit edhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë shkecëtarët në Australi kanë zhvilluar një version laboratorik të sëmundjes vdekjeprurëse.

Në këtë laborator do të zbulohet se a jep efekt vaksina që do të krijohet/

Tani ata do ta ndajnë vaksinën me Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) në Evropë, e cila nga ana tjetër do ta ndajë atë me laboratorë në mbarë botën, një garë kjo që do të përfshirë gjitha vendet për të krijuar vaksinën kundër Koronavirusit.

“ABC” ka qenë brenda ambienteve të laboratorit në momentin kur shkencëtarët zbuluan se kishin rritur me sukses virusin, me Mike Catton, bashkëdrejtorin e Institutit Doherty, duke e konfirmuar atë me tre fjalë.

“Ne e bëmë atë”, tha ai. “Fantastike”.

Dr Catton ka thënë për ABC se zbulimi ishte “me rëndësi jetike” dhe do të bëhej një pjesë e rëndësishme për krijimin  e vaksinës kundër virusit.

Ai gjithashtu do t’i lejojë studiuesit të krijojnë një test për të identifikuar njerëzit që mund të infektohen nga virusi, edhe para shfaqjes së ndonjë simptomë.

Tani për tani në Australi, pacientët me simptoma fillestare të koronavirusit i nënshtrohen testimit në spital, me mostra të dërguara në Institutin Doherty, i vetmi laborator në Australi që mund të testojë mostrat për herë të dytë dhe të japë një përgjigje 100 përqind të saktë në lidhje me faktin nëse dikush është i infektuar apo jo.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personavendërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

Burimi: abc 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 132 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë mike catton obsh po krijohet vaksina kunder koronavirusit shkencetaret ne australi virusi ne kine 132 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë mike catton obsh po krijohet vaksina kunder koronavirusit shkencetaret ne australi virusi ne kine

Sondazh

Poll