Bota

“Vdis, vdis”, ngjarje e rëndë në SHBA, 9-vjeçari godet disa herë me thikë motrën 5-vjeçare. Dy ditë që mendonte ta

29 Janar 2020, 11:09 Nga DOSJA
“Vdis, vdis”, ngjarje e rëndë në SHBA,

SHBA– Një djalë 9-vjeçar është akuzuar për vrasje në tentativë të shkallës së parë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë kuzhine motrën e tij 5-vjeçare në një apartament, sipas Departamentit të Policisë Ocala në Florida.

Në paraqitjen e tij fillestare pranë gjykatës, një gjykatës urdhëroi djalin që t’i nënshtrohej vlerësimit psikiatrik.

Ai gjithashtu do të mbetet në paraburgim të siguruar dhe paraqitja e tij e ardhshme në gjykatë është caktuar në datën 5 shkurt.

“Vdis, Vdis”– ishin fjalët e djalit gjatë kryerjes së krimit, ka pohuar nëna e dy fëmijëve. Madje djali i tha oficerëve të policisë se ai kishte dy ditë që mendonte ta vriste motrën dhe kur ajo kishte shkuar për ti treguar diçka djali e ka qëlluar pas shpine, raporton CNN.

Nëna e fëmijëve i tha policisë se ajo la dy fëmijët vetëm në banesën e tyre për rreth 10 minuata, sa kontrolloi kutinë postare, dhe kur u kthye në apartament, ajo gjeti djalin e saj 9-vjeçar duke goditur me thikë të bijën në dhomën e tij.

 

Fatmirësisht, 5-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimet e duhura.

R.L/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota florida shba vëllai ther motrën florida shba vëllai ther motrën

Sondazh

Poll