Bota

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump

29 Janar 2020, 07:43 Nga DOSJA
Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump

SHBA– Shtëpia e Bardhë ka njoftuar ditën e djeshme detaje të një bisede  telefonike që ka zhvilluar  me Presidenti Donald Trump dhe homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke vënë në dukje që të dy udhëheqësit diskutuan një grup të gjerë çështjesh polemike që shqetësojnë dy aleatët e NATO-s.

Edhe zyra e Erdogan publikoi lajmin për bisedën me Trump, duke e quajtur atë si një “thirrje mirësjellje” pas tërmetit që goditi Turqinë lindore gjatë fundjavës. Deklarata e Turqisë minimizoi çështjet gjeopolitike që Shtëpia e Bardhë tha se Trump ngriti, duke filluar nga Libia, deri te tensionet në Mesdheun lindor, e në Siri.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se Trump dhe Erdogan diskutuan “nevojën për të eleminuar ndërhyrjen e huaj dhe për të arritur armëpushimin në Libi”.

Erdogan njoftoi në fillim të këtij muaji se trupat turke po vendosen në Libi për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht me qendër në Tripoli, ndërsa ajo largon një sulm nga Khalifa Hifter. Ankaraja gjithashtu ka vendosur rreth 2,000 luftëtarë sirianë në Libi për të bërë një sulm kundër Hifter, i cili gëzon mbështetje ushtarake nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia.

Shtetet e Bashkuara njohin qeverinë e përkrahur të Kombeve të Bashkuara, por kundërshtojnë ndërtimin ushtarak të Turqisë në vendin e paqëndrueshëm. Trump e lavdëroi “rolin domethënës të Hifter në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e burimeve të naftës të Libisë” në një telefonatë vitin e kaluar.

Deere tha se Trump gjithashtu theksoi rëndësinë e Turqisë dhe Greqisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre në Mesdheun lindor.

Ushtarët e mbështetur nga Turqia po luftojnë Presidentin Sirian Bashar al-Asad dhe Rusinë duke vazhduar ofensivën ndaj Idlib, e cila ka vrarë më shumë se 1.000 civilë dhe ka zhvendosur rreth 40,000 të tjerë.

Burimi: xinhuanet

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota erdogan konflikti në siri trump erdogan konflikti në siri trump

Sondazh

Poll