Bota

Kina hap spitalin me 1000 shtretër për të prekurit nga koronavirusi, u ndërtua për 48 orë

29 Janar 2020, 10:04 Nga DOSJA
Kina hap spitalin me 1000 shtretër për të prekurit nga

KINË– Ditën e sotme Kina ka hapur spitalin e ndërtuar vetëm për 48 orë, me 1000 shtretër për të gjithë të prekurit nga Koronavirusi. Spitali nisi të ndërtohej  menjëherë pas përhapjes masive të virusit që deri më sot u ka marrë jetën 132 personave dhe ka prekur mbi 6 mijë të tjerë.

Ky spital është ndërtuar në periferi të Ëuhan, ku filloi shpërthimi i sëmundjes. Qendra Mjekësore Rajonale Dabie Mountain ka nisur të presë pacientët e parë që në orën 10:30, pasi punëtorët kaluan vetëm 48 orë e godinës.

Më shumë se 500 punëtorë ndërtimi, elektricistë dhe policia punuan për të hapur vendin për spitalin në Rrethin Huangzhou. Fillimisht ishte menduar të ishte një spital që do të hapej në maj, por duke u përballur me kërcënimin në rritje të përhapjes së koronavirusit ata arritën të kryejnë detyrën shumë më shpejt.

Autoritetet lokale njoftuan të premten se ndërtesa do të konvertohet dhe puna filloi të shtunën.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personavendërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 132 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 132 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll