Bota

132 viktima dhe mbi 6 mijë të infektuar/ Spitali me 1000 shtretër gati për të sëmurët, dy linja ajrore anulojnë fluturim

29 Janar 2020, 09:49 Nga DOSJA
132 viktima dhe mbi 6 mijë të infektuar/ Spitali me 1000 shtretër

KINË– Koronavirusi po bën kërdinë në Kinë ku vetëm brenda një jave u ka marrë jetën 132 njerëzve në territorin kinez dhe ka prekur mbi 6000 persona të tjerë edhe jashtë kujfinjve të vendit. Autoritetet  thonë se po marrin masa për menaxhimin e kësaj situate delikate në të cilën ndodhet vendi, por ndërkohë duket se ky virus vdekjeprurës do të  kalojë edhe shifrat e larta të viktimave të SARS-it në 2003.

Ndërkohë për shkak se mundësia e përhapjes së virusit është shumë e madhe dy kompani ajrore britanike dhe japoneze kanë anuluar të gjitha fluturimet deri në shkurt me destinacion Kinën.

Por ndonëse autoritetet lokale dhe ato qendrore në Kinë kanë deklaruar se situata është nën kontroll, mediat e huaja kanë publikuar një foto të një supermarketi në Hong Kong i cili ishte i boshatisur. Kjo për shkak se të  gjithë njerëzit kanë vrapuar për të blerë sa më shumë furnizime sepse frika është e madhe që të qarkullosh nëpër qytete në mënyrë që të shmangin përhapjen e virusit.

Por një lajm tjetër i mirë ka ardhur sot nga Kina ku është mësuar se spitali që u nis të ndërtohej para disa ditësh për të prekurit nga virusi, është gati ditën e sotme me kapacitet  1000 shtretër.

A.C. Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 132 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 132 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll