Bota

British Airways pezullon të gjitha fluturimet për në Kinë për të kufizuar koronavirusin

29 Janar 2020, 09:06 Nga DOSJA
British Airways pezullon të gjitha fluturimet për në Kinë

BRITANI E MADHE– British Airways ka pezulluar fluturimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës ndërkohë që koronavirusi që shpërtheu në Wuhan ka prekur edhe shtete të tjera jashtë Kinës.

“Ne kemi pezulluar të gjitha fluturimet drejt territorrit të Kinës me efekt të menjëhershëm.”-tha kompania në një deklaratë ditën e djeshme.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëron njerëzit të mos udhëtojnë në territorin e Kinës për çfarë do lloj  rasti që kanë.

Virusi u ka marrë jetën 132 njerëz dhe ka infektuar afro 6,000 njerëz deri më tani në Kinë, ndërsa  dhjetëra të tjerë janë konfirmuar në vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania dhe Franca.

British Airways operon fluturime të drejtpërdrejta nga Londra Heathrow për në Pekin dhe Shangha. Këto fluturime nuk janë të disponueshme për të prenotuar në internet deri më 29 shkurt.

Linja ajrore amerikane tha në një deklaratë ditën e djeshme se “rënia e konsiderueshme e kërkesave” e kishte detyruar atë të pezullonte fluturimet nga 1-8 shkurt midis qendrave të saj amerikane dhe Pekinit, Hong Kong dhe Shanghai.

Në total, preken 24 fluturime. Ato janë mes Hong Kongut deri në San Francisko dhe Newark; Pekin (PEK) në Washington Dulles, Chicago O’Hare dhe Newark; dhe Shanghai (PVG) në San Francisko, Newark dhe Chicago O’Hare.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personave, ndërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota british airways koronavirusi në kinë pekin pezullohen fluturimet virusi ne kine british airways koronavirusi në kinë pekin pezullohen fluturimet virusi ne kine

Sondazh

Poll