Bota

Virusi në Kinë/ Kompania e turizmit në Japoni anulon 20,000 bileta të turistëve deri më 10 shkurt

29 Janar 2020, 08:42 Nga DOSJA
Virusi në Kinë/ Kompania e turizmit në Japoni anulon 20,000

TOKIO – Linjat ajrore në Kamome, një agjenci udhëtimesh me bazë në Tokio ka anuluar të gjithë fluturimet.

Të dielën, Kina njoftoi një ndalim të udhëtimit të grupeve të jashtme, si pjesë e betejës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Ëuhan, i cili ka vrarë 132 njerëz dhe ka infektuar mbi 6 mijë të tjerë.

Kjo ka shkaktuar probleme edhe me linjat ajorere që opreonin drejt Kinës, në mënyrë që të shmangin përhapjen e virusit në vende të tjera.

Mbi 20,000 klientëve u janë anuluar biletat e rezervuara nga paketat kineze deri më datë 10 shkurt.

Me Japoninë që ka pranuar afërsisht 9.6 milion vizitorë nga Kina në vitin 2019, duke përbërë një të tretën e shpenzimeve të turistëve në vend, spekulimet po rriten gjithmonë e më shumë  se industria e fluturimeve po has probleme.

“Ne jemi të shqetësuar për uljen e turistëve kinezë, por ne nuk mund të parashikojmë rezultatin pasi kjo varet nga sa zgjat urdhëri nga Kina.”- tha zëdhënësi i Organizatës Kombëtare të Turizmit (JNTO), Shiho Himuro.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personave, ndërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota anuohen fluturimet kamome koronavirusi në kinë linjat ajrore virusi ne kine anuohen fluturimet kamome koronavirusi në kinë linjat ajrore virusi ne kine

Sondazh

Poll