Politike

“Mbështetje në rrugën drejt BE-së”/ Ambasadorja Yuri Kim pas takimeve me ministrat: SHBA ndihmë teknike në zbatimin e

28 Janar 2020, 17:29 Nga DOSJA
“Mbështetje në rrugën drejt BE-së”/ Ambasadorja

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në faqen zyrtare në Facebook, të ambasadës së SHBA-së shkruhet se ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së.

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Yuri Kim mori dje zyrtarisht detyrën. Ajo i dorëzoi zyrtarisht letrat kredenciale për marrjen e detyrës pranë presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pas këtij takimi mbajti një fjalim në ambasadën amerikane në vendin tonë. Yuri Kim, tha se ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar vendin drejt anëtarësimit në BE dhe zbatimi të reformave.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadorja e shba ne tirane yuri kim ambasadorja e shba ne tirane yuri kim

Sondazh

Poll