Bota

Shkon në 132 numri i viktimave, rastet e koronavirusit po kapërcejnë edhe shifrat e SARS

29 Janar 2020, 07:25 Nga DOSJA
Shkon në 132 numri i viktimave, rastet e koronavirusit po

KINË– Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit që shpërtheu në Ëuhan ka kaluar pritshmëritë krahasuar me “SARS” në 2003 në territorin e Kinës kontinentale, pasi virusi u konfirmua se ishte përhapur në çdo province, rajon në vend.

Së fundmi është mësuar se numri i viktimave në Kinë ka arritur në 132 ndërsa të prekur janë konfirmuar mbi 6 mijë.

Autoritetet thonë se janë marrë masat e duhura, por virusi përhapet shumë lehtë edhe përmes ajrit nga njeriu në njeri, prandaj edhe të gjithë banorët po mbrohen me maska efikase.

Gjithashtu ka pasur më shumë se 80 raste të virusit të raportuar jashtë territorit të Kinës.

Gjatë shpërthimit të ‘SARS’ në 2003, kishte 5,327 raste të konfirmuara të sëmundjes në kontinentin e Kinës, me 349 vdekje. Ekspertët kanë vlerësuar më parë se shifrat e virusit në Wuhan mund të jenë ende në rritje, duke e bërë koronavirusin më vdekjeprurës sesa SARS.

Shefi i Partisë Komuniste të Wuhan, Ma Guoqiang tha të martën se testimi ishte rishikuar në ditët e fundit, duke çuar në një rritje të diagnozave.

 “Kjo nuk do të thotë që shpejtësia e përhapjes së sëmundjes është rritur në mënyrë drastike,”-shtoi ai.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë sars virusi ne kine wuhan koronavirusi në kinë sars virusi ne kine wuhan

Sondazh

Poll