Aktualitet

29 Janar 2020, 08:31 Nga DOSJA

TIRANË–Hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jan) Prengës kanë pësuar kthesë. Shkak për këtë është bërë zbulimi i tri grupeve që janë të përfshirë në këtë ngjarje. Konkretisht, bëhet fjalë për familjen Hajri, një grup kriminal të fuqishëm në Vlorë, dhe një tjetër në Shkodër. Këto tri grupe do të merrnin në Angli, sasinë rekord prej 283 kilogramë kokainë. Përgjimet e zbardhura nga autoritetet angeleze, i janë dërguar autoriteteve shqiptare, ku rezulton se Astrit Prenga, nuk dorëzoi kokainën tek tri grupet, dhe si kundërpërgjigjie, ata i morën peng të vëllait.

Sot, Policia e Shtetit ka dhënë zyrtarisht informacionin se është prangosur nga policia Festim Bexhdili. Prokurorët dyshojnë se Bexhdili dogji rrobat e Jak Prengës. Arrestimi i tij e çon në 5 numrin e të arrestuarve për këtë ngjarje, pasi dje u prangosën: Leonard Hajri, dhe babai i tij, Bajram Hajri, bashkë me kushëririn, Elton Hajrin, dhe Olsi Turjan.

3 vlonjatë dhe 1 shkodran ishin organizatorët dhe porositësit e rrëmbimit të Jak Prengës, mesditën e 17 janarit në Kamëz. Dosja.al mëson ekskluzivisht se ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz (Dritan) Rexhepi, dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës, dhe 3 porositësit e rrëmbimit të Jak Prengës janë:  M. B., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE,  K. G., ndërmjetësi mes grupit dhe familjes Hajri dhe G.D. edhe ky nga Vlora.

Goli me vlerë, 12.7 milionë paund që nuk shkoi në destinacionin e duhur, i kushtoi kokën Jak Prengës, i cili, sipas të dhënave të zbuluara sot, pas verifikimit të pamjeve të sigurisë, shihet teksa hyn me këmbët e tij në resort “Golden”, në pronësi të familjes Hajri, dhe më pas nxirret i pajetë, lakuriq, i mbështjellë me qese të zezë, dhe më pas transportohet nga disa persona, në garazhin e kompleksit. Trupi i tij, dyshohet se është futur në makinë dhe është nxjerrë jashtë resortit, dhe për këtë grupit, iu ka ardhur në ndihmë, 30-vjeçari i prangosur sot nga Policia, Festim Berxhili. 

Gazetari Elton Qyno, nga ana tjetër, raporton se i vëllai i Jak Prengës, Astriti e mbajti kokainën për t’ju bërë presion tri organizatave se kërkonte më shumë para për rrugët që çonte drogën. Rruga ‘fatale’ është ajo e fundit të vitit 2019, kur në muajin dhjetor, ai s’dorëzoi një mall me vlerë 12.7 mln paund, dhe nuk iu tregonte se ku e kishte fshehur. Dy vëllezër të Jan Prengës ndodhen në Angli. Astrit Prenga që ishte korrier i grupeve kriminale të Vlorës dhe Shijakut dhe Ndrek Prenga. Ky i fundit ndodhet në burg prej vitit 2017, dhe është dënuar me 8 vite burg po për trafik droge.

Por jo të gjithë ata që kërkonin kokainën ishin nga Shqipëria. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se në krim është përfshirë edhe një i burgosur jashtë vendit, i cili ka inicialet D.R. Megjithatë ende nuk dihet se cili ka qënë roli i tij në gjithë ‘meselenë’. Nga ana tjetër, 5 të arrestuarit, mes tyre edhe të fortit e fisit Hajri kanë ‘qepur’ gojën para hetuesve. Gjatë gjithë kohës në Policia ata nuk kanë deponuar asgjë, madje as në prani të hetuesit të çështjes. Dosja.al mëson se ata janë shprehur se do të flasin në një moment tjetër kur të dalin në gjyq. Megjithatë ata insistojnë se nuk kanë gisht në pengmarrje pavarësisht provave filmike që Policia ka kundrejt tyre. E vetmja gjë që ata pranojnë është akuza e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë trupi i 49-vjeçarit ende nuk është gjetur, Policia ka filluar kërkimet me qen në zonën pranë resortit “Golden”, ku edhe u çua fillimisht. 

(k.m;a.b;f.g Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festim bexhdili jak prenga jan prenga pengmarje ne kamez renea në shijak festim bexhdili jak prenga jan prenga pengmarje ne kamez renea në shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 06:47

Librazhd- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, ar...