Aktualitet

Parandalohet krimi në familje në Lezhë/ Gruaja njofton e alarmuar Policinë se do e vriste burri, çfarë i gjendet në banes

29 Janar 2020, 08:12 Nga DOSJA
Parandalohet krimi në familje në Lezhë/ Gruaja njofton e alarmuar

Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale B.L,  pasi ky i fundit dhunonte sistematikisht gruan e tij. Policia njofton se 54-vjeçari kërcënonte gruan se do e vriste me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesë policia i ka gjetur 54-vjeçarit një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 54-vjeçari në lezhë parandalohet krimi në lezhë arrestohet 54-vjeçari në lezhë parandalohet krimi në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 06:47

Librazhd- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, ar...