Bota

Vdekja e policit në Prizren/ Policia arreston pronarin e banesës, planifikoi shpërthimin me eksploziv

29 Janar 2020, 07:08 Nga DOSJA
Vdekja e policit në Prizren/ Policia arreston pronarin e banesës,

Kosovë- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit. Mësohet se policia ka arrestuar Iran Badallin, i cili dyshohet se është personi që kreu sulmin e rëndë, ku humbi jetën polici, Sami Thaçi. Në shtëpinë e tij policia kishte shkuar për bastisje pas një thirrjeje për dhunë në familje dhe informacionit për lëndë narkotikë, por menjëherë sapo mbërriti Policia ndodhi shpërthimi me eksploziv.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar. Si pasojë e plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë’, ka thënë Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Në këtë ngjarje u plagosën edhe një efektivë të tjerë dhe një fëmijë 12-vjeçar.  Po kështu raportohet se gjendja shëndetësore e dy efektivëve të tjerë të plagosur është e rëndë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni iran badallin sami thaçi shpërthim i fuqishëm në prizren iran badallin sami thaçi shpërthim i fuqishëm në prizren

Sondazh

Poll