Bota

Policia i shkoi për kontroll në banesë pas thirrjes për dhunë/ Burri i ‘pret’ me eksploziv, nga shpërthimi humb jetën

29 Janar 2020, 06:24 Nga DOSJA
Policia i shkoi për kontroll në banesë pas thirrjes për

Kosovë- Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zhur të Prizrenit, gjatë një operacioni policor në banesën e Iran Badallit, ndodhi një shpërthimi me eksploziv. Policia bën me dije se në këtë ngjarje ka humbur jetën efektivi i policisë Sami Thaçi dhe janë plagosur dy efektivë të tjerë dhe një fëmijë 12- vjeçar.

Për këtë ngjarje është arrestuar Iran Badallin, i cili dyshohet se është personi që kreu shpërthimin me eksploziv, pasi policia i shkoi në banesën e tij pas një thirrjeje për dhunë në familje dhe lëndë narkotike.

 “Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar. Si pasojë e plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë’, ka thënë Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Po kështu raportohet se gjendja shëndetësore e dy efektivëve të tjerë të plagosur është e rëndë. Ndërsa fëmija 12-vjeçar është plagosur në sy. Policia ka nisur hetimet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni humb jetën polici në prizren shpërthim i fuqishëm në prizren humb jetën polici në prizren shpërthim i fuqishëm në prizren

Sondazh

Poll