Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri! 4 vatra ende aktive

Në zonën e “Malit të Peladhisë”, vijon puna për shuarjen e një vatre të riaktivizuar. Deri tani janë përfshirë rreth 32 hektarë me shkurre dhe barishte.

18 Korrik 2025, 11:05 Nga N.F
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë
Foto

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin. Më tej ministria shton se nga këto vatra 4 prej tyre janë ende aktive. Vatrat e zjarrit mësohet se janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Mallakastër, Fier, Selenicë, Finiq, Himarë, Kolonjë, Korçë, Përmet, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Tiranë, Kavajë dhe Kamëz.

Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës mësohet se dy vatra janë ende aktive. Njëra vatër shtë aktive në krahun e Gurës së Lurës, dhe zona tjetër afër kanalit të ujit të HEC-it, e cila konsiderohet e izoluar dhe është nën monitorim. Vatra e dytë, në krahun e Malit të Dejës, është e përhapur dhe ndihmuar nga era, me duke u zgjeruar drejt territorit të bashkisë Mat.

Në zonën e “Malit të Peladhisë”, vijon puna për shuarjen e një vatre të riaktivizuar. Deri tani janë përfshirë rreth 32 hektarë me shkurre dhe barishte. Zjarri është aktiv vetëm në një vatër mbi fshatin Vlash, që po monitorohet nga forcat operacionale.

Vatra e zjarrit në zonën Drenovë–Gorishovë vijon të jetë aktive. Për shkak të terrenit të thyer, erës së fortë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, kontrolli i situatës ka qenë i vështirë. Aktualisht zjarri vazhdon me intensitet në zonat me ullishte të fshatit Gorishovë.

Në fshatin Borsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Ndërhyrja vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes, por pa mundur izolimin e plotë të vatrës. Operacioni për shuarjen po vijon edhe sot, me mbështetjen e forcave të Forcave të Armatosura. Si pasojë e zjarreve janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.

ministria e mbrojtjes zjarret ne vend

Sondazh

Poll