Aktualitet

Shpërthim me tritol në një lokal në "Rrugën e Durrësit" në Tiranë, lënda plasëse u vendos në derën hyrëse të biznesit

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Policia njofton se nga shpërthimi ka dëme materiale.

18 Korrik 2025, 08:39 Nga N.F
Shpërthim me tritol në një lokal në "Rrugën e
Foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një lokal në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse të një lokali në "Rrugën e Durrësit". Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:34.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Policia njofton se nga shpërthimi ka dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. 

"Tiranë/Informacion paraprak.Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes," thuhet në njoftim.

shperthim me tritol ne tirane

Sondazh

Poll