Aktualitet

Përfshihet nga flakët gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në Kurbin, shkaqet ende mister, dëme të konsiderueshme materiale

Nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri u fik disa orë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve

18 Korrik 2025, 08:13 Nga N.F
Përfshihet nga flakët gjatë natës një magazinë me
Foto ilustruese

KURBIN- Një zjarr raportohet se ka rënë gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në Kurbini. Zjarri mësohet se ka rënë në fshatin Shullaz ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Përshkak të materialeve drusore zjarri është përhapur me shpejtësi.

Nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri u fik disa orë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Gjithashtu kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Temperaturat e larta në vend dhe shpesh zjarrvëniet e mbetjeve nga banorët kanë sjellë që të regjistrohen zjarre të shumtë të cilat ka patur raste që kanë zgjatur me ditë. Ministria e Mbrojtjes në bilancin që bën çdo 24 orë thekson se mbi 20 zjarre aktivizohen në vend ndërsa 4-5 vatra mbeten aktive përshkak të vështirësive në terren për të ndërhyrë në kohë për mos përhapjen e flakëve.

zjarr ne kurbin

Sondazh

Poll