Aktualitet

"Vijon lirimi i hapësirave publike në Tiranë," IMT ndan pamjet: Janë kryer 352 çmontime vullnetare! Nga aksioni janë liruar 17,334 m2

Sipas postimit aksioni do të vijojë më pas në çdo cep të qytetit. Teksa ka publikuar një hartë me të dhëna, IMT bën me dije se gjatë aksionit në kryeqytet deri më tani janë kryer 352 çmontime vullnetare.

18 Korrik 2025, 08:23 Nga N.F
"Vijon lirimi i hapësirave publike në Tiranë," IMT ndan
Pamje nga aksioni

TIRANË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vijon lirimi i hapësirave publike në akset kryesore. Sipas postimit aksioni do të vijojë më pas në çdo cep të qytetit. Teksa ka publikuar një hartë me të dhëna, IMT bën me dije se gjatë aksionit në kryeqytet deri më tani janë kryer 352 çmontime vullnetare. 

Gjithashtu mësohet se janë njoftuar 1428 subjekte ku do të kryehen ndërhyrjet. IMT thekson se deri më tani janë liruara 17,334 m2 sipërfaqe publike. Në një postim tjetër IMT ka ndarë pamje nga aksioni ku duken punonjësit që largojnë dhe heqin struktura metalike të lokaleve që kanë zaptuar sipërfaqet publike.

"Vijon lirimi i hapësirave publike në Tiranë," IMT ndan

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IMT, Bashkia Tiranë (@imt_bashkiatirane)

imt tirane

Sondazh

Poll