Aktualitet

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Sipas njoftimit të policisë 28-vjeçari u kap me pistoletë në fshatin Nënshat.

18 Korrik 2025, 09:59 Nga N.F
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari në
Foto

VAU I DEJËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai lëvizte i armatosur.

Sipas njoftimit të policisë 28-vjeçari u kap me pistoletë në fshatin Nënshat. I riu është identifikuar me inicialet E.P. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me municion luftarak. 

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”. Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.  

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

armembajtje pa leje arrestim ne vaun e dejes

Sondazh

Poll