Aktualitet

Plagosja në Sarandë, policia zbulon detaje nga ngjarja: Shpallen në kërkim 4 persona, në pranga një prej të plagosurve!

Gjatë një konflikti 43-vjeçari i shpallur në kërkim ka plagosur me armë dy persona një 33-vjeçar dhe një 25-vjeçar. Ata ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën mjekësore.

18 Korrik 2025, 10:11 Nga N.F
Plagosja në Sarandë, policia zbulon detaje nga ngjarja: Shpallen
Foto

SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e dy-fishtë të regjistruar ditën e djeshme në këtë qytet. Sipas policisë në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 4 persona. Një prej të plagosurve, 33-vjeçari me inicialet G.H. është vënë në pranga.

Mësohet se gjatë kontrollit atij iu gjet një pistoletë. Plagosja e dy personave u regjistrua rreth orës 15:00 në një lokal në lagjen nr. 3. Gjatë një konflikti 43-vjeçari i shpallur në kërkim ka plagosur me armë dy persona një 33-vjeçar dhe një 25-vjeçar. Ata ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën mjekësore.

43-vjeçari që qëlloi me armë është në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Tre bashkëpunëtorët e tij janë në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. 

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri. Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Vihet në pranga edhe një prej të plagosurve, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2025, rreth orës 15:00, në një lokal, në lagjen nr. 3, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku si rezultat u shpallën në kërkim katër shtetas:

•R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.

•E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L,  ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të ushtruara në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, shtetasit G. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

plagosja ne sarande

Sondazh

Poll