Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, dëme të konsiderueshme (VIDEO)

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja. Pronari i lokalit, Arbër Sinani gjatë deklaratës së tij para policisë ka bërë me dije se nuk ka asnjë konflikt.

18 Korrik 2025, 10:06 Nga N.F
Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali,
Lokali

TIRANË- Pamje të dëmeve janë publikuar nga lokali ku u regjistrua shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bëri me dije se lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, xhamat e biznesit janë thyer.


Gjithashtu lokali është rrethuar me një copë jeshile për të kufizuar pamjen nga lokali i cili ka dëmë të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja. Pronari i lokalit, Arbër Sinani gjatë deklaratës së tij para policisë ka bërë me dije se nuk ka asnjë konflikt. Ai ka theksuar se nuk e di arsyen se përse ka ndodhur kjo ngjarje dhe se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët.

shpërthimi me tritol në tiranë

Sondazh

Poll