17 Korrik 2025, 22:40
Nga M.B
Ola Xama
TIRANA- Gazetarja Ola Xama ka komentuar sot aksionin e qeverisë në Theth, ku u prishën objektet pa leje. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Xama tha se aksioni është një hipokrizi, pasi vetë kryeministri dhe drejtues të tjerë, u kanë thënë banorëve të ndërtojnë, ndërkohë që deklaroi se vendi nuk mund të qeveriset me fushata aksionesh të përkohshme. Ajo shtoi se në momentin që e kanë vendosur të ndërtojnë në tokë shtet, është autoriteti i instituconeve për të bërë zhvendosjen, por nuk është IKMT dhe institucionet qëndrore, por ato vendore. Ajo u shpreh gjithashtu se nuk duhet të jetë kryeministri në ballë të kësaj situate sikurse ndodhi.
"Janë rreth 100 objekte të prishura. Strukturat janë mikse, druri, kapanone por edhe struktura me bazament betoni, apo ndërtesa me beton. Ligji lejon strukturat e drurit pa marrë leje, në momentin që janë prej druri. Mund të quhet zënie e hapësirës, në momentin që struktura është vendosur në pronë shtet apo të dikujt tjetër. Ne jemi të paqartë lidhur me titujt e pronësisë që kanë banorët e Thethit. Në momentin që e kanë vendosur në tokë shtet, është autoriteti i instituconeve për të bërë zhvendosjen, por nuk është IKMT dhe institucionet qëndrore, por ato vendore. Nuk duhet të jetë kryeministri në ballë.
Mendoj se nuk mund të qeveriset me aksione. Në momentin që konstatohet paligjshmëria, duhet të shkojnë inspektoriatet e me rradhë. Por banorët thonë na kanë lejuar autoritetet. Kemi parë që edhe kur janë konstatuar nga kryeminsitri, pastaj kanë vajtur pa u lënë kohën e duhur, në mes të sezonit turistik. Ka ndodhur edhe në jug ku kanë nxjerrë turistët me fëmijë jashtë.
Nuk bëhet në kulmin e sezonit, për më tepër në një shtet ligjor, lihet edhe forma e ankimimit, sepse ajo që prishet nuk mund të rindërtohet më. Tre muaj më parë kur kontrollova për paketën e maleve, më doli takimi me banorët e Shodrës dhe Benet Becin, që thoshin po jeni në tokën tuaj, ndërtoni nuk ka nevojë për leje. Ata kanë të drejtë ta ngrenë si pretendim. Kjo është minimalisht një hipokrizi, që t’ju thotë ndërtoni dhe pastaj në mes të sezonit, shkon dhe ishte si luftë me armë", tha Xama.
ola xama
Aktualitet
17 Korrik 2025, 22:15
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot për fenomenin e vajzave të ekranit, për të cilat është raport...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 21:42
Nensi Bogdani
Foto ilustruese
TIRANA- Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu&nbs...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 21:37
M.B
Sharly Lynn Chaddick
SARANDA- Personi në foton e mësipërme është Sharly Lynn Chaddick, 63-vjeçarja amerikane që u gjet...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 21:31
M.B
Foto nga emisioni
LEZHA- Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç t&eu...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 21:25
M.B
Foto ilustruese
BORSH- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme edhe në fshatin Borsh të bashkisë Himar&...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 20:41
M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit nga ku mësohet se një automjet ku ndodheshi...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 20:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një informacion mbi situatën e zjarreve teksa thotë se deri ...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 20:06
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- "The Economist" ka publikuar një artikull ku shkruan se bumi i turizmit në Shqipëri është nj&e...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 19:39
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Një pistoletë e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Saran...
Aktualitet
17 Korrik 2025, 19:14
M.B
Foto ilustruese
DRENOVA- Vatra e zjarri në Drenovës në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit gjatë or&eum...