Sport

Kampionati drejt kaosit total, Federata Shqiptare e Futbollit pezullon dy gjyqtarë

28 Janar 2020, 17:32 Nga DOSJA
Kampionati drejt kaosit total, Federata Shqiptare e Futbollit pezullon dy

Kampionati shqiptar po shkon drejt kaosit prej gabimeve të gjyqtarëve. Kjo temë po bëhet problem i madh, aq sa Bylisi ka kërcënuar edhe një tërheqje nga gara nëse nuk do të ketë dënime.

Kjo ka detyruar shtëpinë e futbollit shqiptar, FSHF, që të marrë menjëherë masat për situatën që po shkon drejt degjenerimit total. Sot u bë një mbledhje me të gjithë gjyqtarët, ashtu si edhe me asistët, duke u përqendruar vetëm te gabimet në Superiore.

“Ora News” raporton se dy gjyqtarë janë pezulluar pas gafave që kanë bërë. Ata janë Laver Alla dhe Klajdi Kola. Pritet që FSHF të bëjë një njoftim të mëtejshëm për këtë temë delikate.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arbitra denim fshf arbitra denim fshf

Sondazh

Poll