Politike

Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e bashkisë në Sarandë

Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. 

15 Korrik 2025, 10:58 Nga N.F
Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e bashkisë
Foto

SARANDË- Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vijon edhe ditën e sotme. Mësohet se sot kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës. Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. 

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij. Dule është shprehur se drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë. Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.

bashkia sarande

Sondazh

Poll