Politike

Takimi me Sekretarin e NATO-s në Zyrën Ovale, Trump e thotë sërish: Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës, ishte një luftë që do të ndodhte

Trump deklaratën e përsëriti teksa po fliste për konfliktet e shteteve nëpër botë.

14 Korrik 2025, 20:35 Nga M.B
Takimi me Sekretarin e NATO-s në Zyrën Ovale, Trump e thotë
Mark Rutte dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka përsëritur deklaratën se gjatë mandatit të tij presidencial ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump deklaratën e përsëriti teksa po fliste për konfliktet e shteteve nëpër botë. Për rastin Kosovë-Serbi Trump tha se përdori si "çelës" zgjidhjeje tregtinë. Sipas tij, tregtia është diçka e mirë për të mbyllur luftëra. 

“Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një luftë që do të ndodhte. Në atë çështje përdora tregtinë, në fakt e përdor edhe për shumë gjëra. Tregtia është diçka e mirë për të mbyllur luftëra. Ishte me të vërtetë e rëndësishme shumë. Marco po punon fort me të gjithë këtu për paqe”, tha Trump.

donald trump

Sondazh

Poll