14 Korrik 2025, 21:31
Nga E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka gënjyer ditën e sotme kur ka thënë se janë shpërndarë 300 certifikata pronësie në Theth. Sipas gazetarit në këtë fshat nuk janë shpërndarë as 100 dokumente dhe ato janë thjeshtë vërtetime të aplikimeve për certifikatë pronësie.
"I njoh të gjithë fshatrat e veriut dhe askush nuk ka leje nga ata, se nuk u kanë dhënë pronë, nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie. Ligji 7501 nuk ka vepruar në ato zona, sepse secili ka shkuar në tokë të vet, se ka shumë pak pronë. E kjo që thotë Rama sot, gënjen dhe gënjen si derri, se u kam prishë bizneset. Ta di shumë mirë që çdo banor i Thethit, ku ka kullën, ka biznesin. Ku ka biznesin, aty jeton.
Ata nuk janë biznesmen që bëjnë investime për biznes, ata jetojnë aty. Ai ishte një fshat i braktisur, më në fund iu rikthye gjallëria, jeta dhe vetëm në një llogari që kemi bërë sot në mëngjes me banorë të Thethit, dëmi shkon në 15 milion euro të banorëve të një fshati, që ti e ke rrafshuar, e ke kthyer si Gaza atje.
Se sot nuk shkon më njeri të filmojë se çfarë pamje ka Thethi sot. Gjeni statuset në Facebook, të ministres Kumbaro, të Benet Becit, të kryeministrit, pamjeve që shpërndante, sa i bukur, sa i mirë.
Rama vjet në prill i vuri benzinën, zjarrit. Ata ndoqën këshillën e tij. Edhe atij që i thonë kriminel, edhe ai e ka me kontenier, pra e heq nga aty e hedh në makinë dhe e çon ku të dojë. Të gjithë dëgjuan këshillën e Ramës, mos ndërtoni me beton, por me dru. E me dru i bën ata. Përpara se të rrafshosh 15 mln eurot e një fshati, ai duhet të gjejë zgjidhjen.
Dëmi që i është bërë Thethit nuk është ai që kanë bërë sot, por për vite me radhë do ta shikojmë dhe çfarë katrahure kanë bërë ata aty. Sepse thonin se këta kanë prishur kartolinën e Shqipërisë. Po këta ca po bëjnë? Po e shkarravisin.
Sot Rama tha se, kemi dhënë afro 300 certifikata pronësia. As afër 100 nuk janë dhe nuk janë as certifikata pronësie, por janë vërtetim i aplikimit për certifikatë pronësie. Është mashtrues 24 karatësh dhe nuk skuqet më. Ai gënjen nga mëngjesi në drekë dhe jo nga vjet, sivjet, apo para fushatës dhe pas fushatës," tha Artan Hoxha
Politike
14 Korrik 2025, 21:12
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
THETH- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale teksa aksioni p...
Politike
14 Korrik 2025, 20:35
M.B
Mark Rutte dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NA...
Politike
14 Korrik 2025, 19:29
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive kanë dhënë dorëheqje në Bashk...
Politike
14 Korrik 2025, 19:05
E. D
Bashkia Shkodër
SHKODËR- Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama të gjithë Administratorët e Njësive Vendore n&eu...
Politike
14 Korrik 2025, 18:11
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Në Bashkinë e Lushnjes është zhvilluar sot një mbledhje me drejtorët të cilëve u &eum...
Politike
14 Korrik 2025, 17:55
E. D
edi rama
LIBRAZHD- Bashkia e Librazhdit duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për “vetë...
Politike
14 Korrik 2025, 17:11
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit E...
Politike
14 Korrik 2025, 17:01
E. D
Agim Çeku
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secili...
Politike
14 Korrik 2025, 16:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë i ka dërguar një letër disa përfaq&...
Politike
14 Korrik 2025, 16:13
M.B
Foto nga takimi
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar drejt Gjermanisë, me ftes&...