Politike

Intervista e fundit e ish-Ambasadorit gjerman në Shqipëri: Kam pasur mundësinë unike të zbuloja bukurinë e vendit më të bukur të Ballkanit

Gjatë intervistës Daum ndalet në Shqipërinë e atyre viteve, ku në detaje tregon jetën e njerëzve të thjeshtë dhe vështirësitë e kohës.

14 Korrik 2025, 22:34 Nga M.B
Intervista e fundit e ish-Ambasadorit gjerman në Shqipëri: Kam pasur
Werner Daum

TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në vendin tonë, në moshën 82-vjeçare, por pak ditë para se të ndërronte jetë, ai dha një intervistë në eminisonin “Opinion”.

Gjatë intervistës Daum ndalet në Shqipërinë e atyre viteve, ku në detaje tregon jetën e njerëzve të thjeshtë dhe vështirësitë e kohës. Ish-ambasadori tregon se si hapi ambasadën e parë gjermane në Shqipëri. Ai theksoi se ka pasur mundësinë unike të zbulonte bukurinë e vendit më të bukur të Ballkanit, sipas tij.

Daum tha gjatë intervistëst se Shqipëria e 1987 ishte një shtet i mrekullueshëm duke theksuar se ka qenë më bukur se sot. Por nga ana tjetër ai tha se shteti ishte i varfër dhe njerëzit ishin të varfër dhe se kishte uri.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Megjithatë, si ishte Shqipëria e 1987?

Daum: Ishte një shtet i mrekullueshëm dhe lërmëni që të jem i sinqertë, ka qenë më bukur se sot.

Fevziu: Më e bukur për shkak të hapësirës?

Daum: Më e bukur se sot sepse ishte e përmbajtur brenda… le ta themi kështu, ishte e përmbajtur brenda strukturave të saj mesjetare. Komunizmi kishte shtypur lirinë, komunizmi kishte shtypur lirinë e shprehjes, dhe komunizmi, dhe mendoj se kjo është gjëja më e keqe që bëri komunizmi, ai shtypi gjënë më intime që ka njeriu, marrëdhënien tonë, marrëdhënien e zemrës tonë me Atë që ndodhet lart.

Fevziu: Po.

Daum: Kjo ishte diçka e tmerrshme. Nga ana tjetër, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e lirisë kishte ruajtur vendin siç ka qenë përpara 100 vitesh, apo siç ka qenë përpara 200 vitesh dhe kjo ishte eksperiencë unike për dikë si unë i cili vinte nga një vend modern dhe shumë të zhvilluar.

Fevziu: Megjithatë, ju prekët varfërinë e vendit në atë kohë. Ka qenë një vend shumë i varfër!

Daum: Ka qenë ekstremisht e varfër. Shteti ishte i varfër dhe njerëzit ishin të varfër. Mendoj se kishte uri. Mbaj mend që kam parë ushtar të cilët për të mos konsumuar këpucët e tyre, ecnin zbathur dhe ato i mbanin mbi supe.

Fevziu: Po, ka qenë një moment jashtëzakonisht shumë i vështirë për Shqipërinë.

Ndër të tjera në intervistën e tij teksa fliste për jetën e tij në Shqipëri, Daum tregon edhe kontaktet e para në vend, si dhe njerëzit e parë që takoi sapo erdhi.

Fevziu: Kush ishte shqiptari i parë që takuat në Shqipëri? E mbani mend? Jo nga zyrtarët.

Daum: Për sa i përket zyrtarëve, ato janë njerëzit nga Ministria e Jashtme, drejtori për Europën Perëndimore dhe më pas Ministri i asokohe, Reiz Malile. Pra, këta ishin kontaktet e mia të para si dhe departamenti i protokollit të Ministrisë së Jashtme.

Fevziu: Po jashtë protokollit apo pa protokoll? Cili ishte kontakti i parë?

Daum: Sot mund ta them, pas 35 vitesh.

Fevziu: Nuk ka më rrezik.

Daum: Mbaj mend se ishin njerëz nga Tirana, por më pas mu lejua të udhëtoja lirshëm thuajse kudo në Shqipëri. Kam pasur mundësinë unike të zbuloja bukurinë e vendit më të bukur të Ballkanit. Malet, deti, qytet e vjetra si Shkodra, Durrësi, Elbasanin, Vlorën.

werner daum

Sondazh

Poll