Politike

"Bëra mëkatin më të madh!" Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum në intervistën e fundit: Ishte çasti të luaja një rol jo vetëm për Shqipërinë, por edhe brenda strukturave tona

Ai ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të hynin në ambasadat e huaja në vend.

14 Korrik 2025, 22:46 Nga M.B
"Bëra mëkatin më të madh!" Hapi dyert e
 Werner Daum

TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në vendin tonë, në moshën 82-vjeçare, por pak ditë para se të ndërronte jetë, ai dha një intervistë në eminisonin “Opinion”.

Ai ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të hynin në ambasadat e huaja në vend. Daum tha se shqiptarët hynë në ambasadë duke u hedhur nga kamioni.

Gjithashtu Daum tregon se si vendosi t’i dilte kundra qeverisë së tij, që nuk dëshironte rrëzimin e qeverisë në Shqipëri, duke lënë hapur derën e ambasadës për Shqiptarët. Ish-ambasadori tregon se ditët e para numri i shqiptarëve ishte i ulët, por dita ditës ky numër shtohej, teksa në fund u arrit një numër prej 3199 personash.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Situata po ndryshonte. Në mes të qershorit shumë njerëz nisët të hynin te ambasada turke, ambasada greke… pak njerëz, nuk kishte flukse masive. Më 2 korrik, një automjet, një Skoda e vjetër nga Republika Çeke hyri brenda ambasadës gjermane duke goditur muret e ambasadës, duke shkatërruar murin e ambasadës.

Daum: Po. E mbaj mend shumë mirë. Hynë duke u hedhur nga kamioni…

Fevziu: Mendoj se kemi edhe fotografi. Ishte veprimi i parë publik kundër komunizmit. Një veprim shumë publik kundër komunizmit.

Fevziu: Cilat ishin udhëzimet e qeverisë tuaj?

Daum: Asnjë qeveri nuk dëshiron të rrezoj një qeveri tjetër. Asnjë qeveri nuk dëshiron diçka të tillë.

Fevziu: Nuk dëshironte të përfshiheshe në ndryshimin e qeverisë, në ndryshimin e regjimit.

Daum: Personalisht ndjeja se ky ishte çasti në kohë, çasti në histori ku më duhej të luaja një rol jo vetëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve por edhe brenda strukturave tona. Bëra mëkatin më të madh, gabimin më të madh që mund të bëj një diplomat…

Fevziu: Por gjënë e duhur…

Daum: Nuk ndoqa udhëzimet…

Fevziu: Por bëtë gjënë e duhur për këtë vend…

Daum: Do të kthehem te ajo që ju thatë edhe me thuajse të njëjtat fjalë… Këtë ditë, më datë 2, i thashë njerëzve të mi se të gjithë duhet të largohemi nga ambasada në orën 6. Shkuam te shtëpia përballë ku jetonim, ku kishim apartamentet tona. Isha i fundit që doli nga ambasada dhe e lashë derën…

Fevziu: Hapur…

Daum: Jo, jo komplet të hapur. E lashë gjysmë metri, një metër të hapur.

Fevziu: Pra ky ishte vendimi juaj!

Daum: Po.

Fevziu: Po.

Daum: E lashë të hapur, si një ftesë të hapur, pa ndonjë shenjë apo ndonjë udhëzim.

Fevziu: Pa përmendur se rruga është andej…

Daum: Jo, jo, jo. Megjithatë ishte e qartë se kjo derë është e hapur. Nuk besoj se kemi fotografi për këtë gjë…

Fevziu: Jo, sepse në atë kohë ishte kupa e botës. Gjermania po luante finalen…

Daum: Kjo ndodhi disa ditë më vonë… Kjo ndodhi disa ditë më vonë.

Fevziu: Këtu shikojmë filmime nga ambasada gjermane…

Daum: Derën e lashë të hapur. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, 20, 50, 100 veta hynë në ambasadë. Ditën tjetër erdhën 200, 300, 400 veta.

Fevziu: Në ambasadën gjermane, në 5 korrik, u mblodh numri më i lartë i njerëzve brenda një ambasade. Thuhet se kishte diku te 1600 veta. Nëse nuk gabohem.

Daum: Në fund ishin të pranishëm 3199 njerëz.

 werner daum

Sondazh

Poll