Politike

20 vjet në UNESCO, Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe përjetësisht pasuri e shpirtit!

Rama ka rikujtuar një datë të rëndësishme për qytetin e Gjirokastrës atë të 20-vjetorit të përfshirjes në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

15 Korrik 2025, 09:37 Nga N.F
20 vjet në UNESCO, Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe
Foto

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë pamje në rrjetet sociale nga Gjirokastra. Rama ka rikujtuar një datë të rëndësishme për qytetin e Gjirokastrës atë të 20-vjetorit të përfshirjes në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Rama shkruan se Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit. Gjirokastra u përfshi në listën e UNESCO-s në vitin 2005 për vlerat e saj unike arkitektonike, historike dhe kulturore, duke u bërë një nga qytetet më të rëndësishme për trashëgiminë kulturore në Shqipëri.

"MIRËMËNGJES dhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë," shkruan Rama në Facebook ndërsa ka ndarë pamje nga qyteti.

rama unesco gjirokastra

Sondazh

Poll