14 Korrik 2025, 21:12
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
THETH- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale teksa aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth po shkon drejt përfundimit. Rama thotë se tashmë ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE.
Ai thotë se ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje. Kreu i qeverisë thekson se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit.
Rama thotë se mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit, sipas tij, në normalitetin e para kësaj "marrëzie kriminale", siç e quan kryeministri.
POSTIMI:
Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje - nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru - në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE.
edi rama
Politike
14 Korrik 2025, 20:35
M.B
Mark Rutte dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NA...
Politike
14 Korrik 2025, 19:29
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive kanë dhënë dorëheqje në Bashk...
Politike
14 Korrik 2025, 19:05
E. D
Bashkia Shkodër
SHKODËR- Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama të gjithë Administratorët e Njësive Vendore n&eu...
Politike
14 Korrik 2025, 18:11
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Në Bashkinë e Lushnjes është zhvilluar sot një mbledhje me drejtorët të cilëve u &eum...
Politike
14 Korrik 2025, 17:55
E. D
edi rama
LIBRAZHD- Bashkia e Librazhdit duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për “vetë...
Politike
14 Korrik 2025, 17:11
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit E...
Politike
14 Korrik 2025, 17:01
E. D
Agim Çeku
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secili...
Politike
14 Korrik 2025, 16:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë i ka dërguar një letër disa përfaq&...
Politike
14 Korrik 2025, 16:13
M.B
Foto nga takimi
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar drejt Gjermanisë, me ftes&...
Politike
14 Korrik 2025, 16:03
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTRA- Në Bashkinë e Gjirokastrës, 7 administratorë të njësive kanë paraqitur dorëheqjen...