Sport

Pas firmës, Eriksen vesh tutat dhe zhvillon stërvitjen e parë si lojtar i Interit

28 Janar 2020, 16:19 Nga DOSJA
Pas firmës, Eriksen vesh tutat dhe zhvillon stërvitjen e parë si

ANGLI-Pas nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2024, Christian Eriksen u zyrtarizua si lojtari më i ri i Interit, teksa është një përforcim shumë i rëndësishëm për Conten në repartin e mesfushës.

Menjëherë pas zyrtarizimit dhe prezantimit, danezi ka folur fjalët e para si zikaltër ku është shfaqur shumë i lumtur për këtë aventurë që do të nisë. “Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres të shikoj tifozët.

Tashmë kam pasur mundësinë të ndjej ngrohtësinë e tyre. Mu bë një pritje fantastike. Ndihem  shumë mirë këtu. Statistikat me Totenhemin? Sinqerisht unë nuk jam një person që kujdesem për numrat, por unë shikoj se çfarë thonë njerëzit për mua dhe kam kuptuar se bëra shumë mirë në Angli.

Menjëherë pas firmës, Eriksen zhvilloi seancën e parë ku u pa nën shoqërinë e Lukakut dhe Ashley Young, dy lojtarë që të shkuarên e tyre e kanë pasur në Premier League.

(e.ç.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ashley young christian eriksen ashley young christian eriksen

Sondazh

Poll