Politike

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe.

14 Korrik 2025, 19:05 Nga E. D
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e
Bashkia Shkodër

SHKODËR- Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet e tyre. Dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Siç raportohet dorëheqje kanë dhënë administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë.

Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

bashkia shkoder

Sondazh

Poll