Politike

Urdhri i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive/ Japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Bëhet me dije se kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.

14 Korrik 2025, 17:55 Nga E. D
Urdhri i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive/ Japin
edi rama

LIBRAZHD- Bashkia e Librazhdit duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive. Bëhet me dije se kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

edi rama bashlia e librazhdit

Sondazh

Poll