Aktualitet

Rilindja urbane 2.0 edhe në Turqi? Kush po kopjon? Ja si sillet policia atje (VIDEO)

Siç shihet edhe në pamje ekipet e policisë bashkiake kanë inspektuar disa zona ku në trotuar janë të vendosura tavolina dhe karrige.

14 Korrik 2025, 17:25 Nga E. D
Rilindja urbane 2.0 edhe në Turqi? Kush po kopjon? Ja si sillet policia
pamje nga vendngjarja

TURQI- Teksa në Shqipëri qeveria ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike, nga kafenetë tek tavolinat që zënë trotuaret, një masë e ngjashme po ndodhë edhe në Turqi. Siç shihet edhe në pamje ekipet e policisë bashkiake kanë inspektuar disa zona ku në trotuar janë të vendosura tavolina dhe karrige. 

Pas valës së arrestimeve të njëpasnjëshme Erdogan mesa duket ka urdhëruar aksionin për lirimin e hapsirave publike ashtu siç po bën edhe Kryeministri Rama. 

Kjo ngjashmëri ka ngritur pyetjen se kush po kopjon kë? A është kjo një frymë që po përhapet në rajon, apo thjesht një nevojë e përbashkët për të kthyer trotuaret në funksion të qytetarëve?


Si nisi aksioni për lirimin e hapsirave publike në Shqipëri

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

turqi rexhep tajip erdogan edi rama

Sondazh

Poll