Aktualitet

Kërcënoi me armë zjarri fqinjin në Dobraç, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Sipas policisë, nga veprimet e para proceduriale dyshohet se Jahja për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij.

14 Korrik 2025, 16:00 Nga M.B
Kërcënoi me armë zjarri fqinjin në Dobraç, arrestohet
Foto ilustruese

SHKODRA- 41-vjeçari Sirjan Jahja është arrestuar në Dobraç të Shkodrës pasi dyshohet se kanosi fqinjin e tij duke qëlluar me armë zjarri pistoletë. Sipas policisë, nga veprimet e para proceduriale dyshohet se Jahja për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij.

Ndërkohë, materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë. Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç. Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkodra

Sondazh

Poll