Aktualitet

I vuri gjobë 10 mijë euro një biznesi, dënohet me burg ish-shefi i Antidrogës në Durrës

Ai u deklarua fajtor nga GJKKO  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

14 Korrik 2025, 15:48 Nga M.B
I vuri gjobë 10 mijë euro një biznesi, dënohet me burg
Gazmir Preçi

TIRANA- GJKKO shpall fajtor dhe dënoi me 2 vite e 4 muaj burgim, me gjykim të shkurtuar, ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi. Ky i fundit u deklarua fajtor nga GJKKO  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 2 vite e 4 muaj burgim nga 3 vite e 6 muaj që u dënua fillimisht. Preçi kërcënoi me vënie gjobe pronarin e një lokali nate në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës, duke i kërkuar 20 mijë euro.

Në muajin shkurt Prokuroria e Posaçme, SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin në gjyq të ish-shefit të Sektorit të Narkotikëve në policinë e Durrësit, Gazmir Preçi.

SPAK njoftoi se nga hetimet ka rezultuar se Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shqiptarë e të huaj.

gazmir preçi

Sondazh

Poll