Sport

Gjykata sportive e tha fjalën e saj: Martinez humbet derbin, Conte ja hedh paq

28 Janar 2020, 13:20 Nga DOSJA
Gjykata sportive e tha fjalën e saj: Martinez humbet derbin, Conte ja hedh

ITALI- Nuk ka derbi për Lautaro Martinez. Gjykata sportive ka sanksionuar sulmuesin argjentinas me dy ndeshje mos lojë. Argjentinasi pas një faulli, fillimisht mori karton të verdhë, mirëpo në nerva e sipër i shpëtuan edhe disa fjalë të tepërta ndaj gjyqtarit, i cili më pas mori vendimin për ta përjashtuar sulmuesin.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur vendimi se Lautaro përveç pezullimit prej një ndeshje nga kartoni i kuq, do i shtohet edhe një tjetër për fjalorin ndaj arbitrit.

Prandaj Interi nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në majën e sulmit për ndeshjet kundër Udineses dhe Milan. Dy ndeshje mos lojë u vendosën edhe për portierin e tretë Tommaso Berni.  Në vend të kësaj, nuk ka asnjë penalizim për Conte.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i italise derbi inter milan lautaro martinez derbi i italise derbi inter milan lautaro martinez

Sondazh

Poll