Aktualitet

Bashkia e Gjirokastrës aksion në tregun rom, tregtarët: Na lini të shesim, se vetëm bukë duam! Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Disa tregtarë kanë shfaqur pakënaqësi duke u shprehur se në këtë treg punojnë për bukën e gojës.

14 Korrik 2025, 11:14 Nga N.F
Bashkia e Gjirokastrës aksion në tregun rom, tregtarët: Na lini
Foto

GJIROKASTËR- Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për pastrimin e e territorit. Një tregtar u shpreh se aksioni është paralajmëruar prej 4 ditësh nga Bashkia.

Disa tregtarë kanë shfaqur pakënaqësi duke u shprehur se në këtë treg punojnë për bukën e gojës.

 “S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë”, tha një një qytetar.

“Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam”, tha një tjetër.

tregu rom ne gjirokaster

Sondazh

Poll