Aktualitet

Mbyllet sot aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, janë prishur 40 subjekte

Mësohet se deri në orën 18:00, pritet që të çmontohen vullnetarisht edhe dy objektet e fundit, të cilat janë lënë në afat nga strukturat shtetërore. Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla.

14 Korrik 2025, 10:52 Nga N.F
Mbyllet sot aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth,
Foto

THETH- Pas disa ditësh tensionesh dhe përplajesh sot pritet të mbyllet zyrtarisht aksioni për prishjen e subjekteve pa leje në Theth. Mësohet se deri në orën 18:00, pritet që të çmontohen vullnetarisht edhe dy objektet e fundit, të cilat janë lënë në afat nga strukturat shtetërore.

Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla. Ai u shpreh se policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është "mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit".

prishja e suvjekteve ne theth

Sondazh

Poll