Sport

Ronaldo dhe Figo, një “copy paste” i shëmtuar, ngushëllimet e tyre drejtuar Kobe Bryant janë njësoj

28 Janar 2020, 12:21 Nga DOSJA
Ronaldo dhe Figo, një “copy paste” i shëmtuar,

SHBA– Bota e sportit prej ditësh është në zi, pasi Kobe Bryant nuk jeton më! Të shumtë ishin ato që nëpërmjet rrjeteve sociale dërguan ngushëllimet e tyre.

E megjithatë sa i përket ngushëllimeve Cristiano Ronaldo dhe Luis Figo janë një “copy paste” i njëri-tjetrit.

Të dy portugezët kanë shkruajtur të njëjtin ngushëllim duke mos i hequr asnjë presje shkrimit të tyre në Twitter.

Postimet e tyre janë aktiv dhe nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi kësaj tragjedie sa për të postuar një ndjesi të tyre të marrë pas kësaj ngjarje që tronditi gjithë sportdashësit.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport figo ronaldo vdes kobe bryant figo ronaldo vdes kobe bryant

Sondazh

Poll