Politike

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 45-të

Që nga 15 prilli, Kuvendi i Kosovës ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

11 Korrik 2025, 07:35 Nga M.B
Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orë 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Që nga 15 prilli, Kuvendi i Kosovës ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

kosova

Sondazh

Poll