Politike

Nga Jona Suli te Alma Faskaj, kush njerëzit e besuar të Ramës që marrin kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri

Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qeveria miratoi “ALBTrace Co”, sh.a., si kompaninë e autorizuar për kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor  

10 Korrik 2025, 22:22 Nga r.ll
Nga Jona Suli te Alma Faskaj, kush njerëzit e besuar të Ramës
edi rama

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka caktuar në mbledhjen e sotme kompaninë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qeveria miratoi “ALBTrace Co”, sh.a., si kompaninë e autorizuar. 

Kjo kompani me kapital shqiptar dhe arab, e themeluar në muajin mars të këtij viti, ka në strukturën e saj drejtuese dhe administruese persona të besuar të kryeministrit Edi Rama, dhe të cilët po ashtu kanë mbajtur poste drejtuese në institucionet e administratës.

E para nga këto persona është Jona Suli, e cila është administratore e kompanisë në fjalë që do të ketë përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.

Suli pas arrestimit të ish-ministrit, Ilir Beqaj mori drejtimin e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), por u shkarkua nga detyra. Më herët ajo ka qenë dhe asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. Po ashtu, Suli më 30 korrik të 2023 u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme. 

Një tjetër anëtare e kompanisë është Alma Feskaj, e cila ka qenë komisionere e Vetingut. Faskaj është shkarkuar nga detyra si anëtare e KPK, si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t’u bërë pjesë e Vetingut.

Olsi Çoku një tjetër anëtar i kompanisë “ALBTrace Co”, sh.a., dhe gjithashtu emër jo i panjohur, pasi dikur ka mbajtur detyrën si kryetari i Bordit të Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare.  

edi rama

Sondazh

Poll