Bota

Virusi në Kinë/ Ekspertët: Merrni masa urgjente, vlerësimet tregojnë se 44,000 njerëz janë të prekur nga Koronavirusi 

28 Janar 2020, 12:48 Nga DOSJA
Virusi në Kinë/ Ekspertët: Merrni masa urgjente, vlerësimet

HONG KONG- Dekani i Fakultetit të Mjekësisë së HKU, Gabriel Leung thotë se hulumtimet tregojnë se transmetimi i vetvetishëm nga njeriu te njeriu po ndodh tashmë në të gjitha qytetet kryesore të kontinentit

Ai bëri thirrje për masa për të kufizuar lëvizjen e njerëzve, mbylljen e shkollave, aranzhimet nga shtëpia dhe anulimin e tubimeve masive.

Ekspertët e sëmundjes infektive në Hong Kong po i kërkojnë qeverisë të marrë masa të menjëhershme kundër përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës nga qyteti kryesor i Kinës, Wuhan, aty ku mendohet të ketë shpërthyer si fillim duke përmendur studimet që vlerësojnë se 44,000 pacientë mund të infektohen atjem, shifra që tregojnë një realitet tjetër të raporteve zyrtare.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 107 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan. 

Burimi: scmp

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 107 viktima ne kine nga koronavirusi ekspertët gabriel leung koronavirusi në kinë virusi ne kine wuhan 107 viktima ne kine nga koronavirusi ekspertët gabriel leung koronavirusi në kinë virusi ne kine wuhan

Sondazh

Poll