Politike

GJKKO vendosi dje për lirimin nga arresti në shtëpi, avokati i Malltezit dorëzon në SPAK vërtetimin për garancinë pasurore

Në seancën e djeshme, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. 

8 Korrik 2025, 10:18 Nga M.B
GJKKO vendosi dje për lirimin nga arresti në shtëpi, avokati i
Avokati

TIRANA- Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar sot në SPAK vërtetimin për llogari të Gjykatës së Posaçme të shumës së garancisë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Tashmë pritet që prokurorët e çështjes të bëjnë urdhrin e ekzekutimit.

Ditën e djeshme Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancën e djeshme, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. 

Çështja Partizani

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll