7 Korrik 2025, 20:13
Nga r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për vazhdimin e qëndrimit të tij në burg dhe rrëzimin e kërkesës për zëvendësim të masës së sigurisë. Sipas informacioneve, avokatët e Metës kanë dorëzuar ditën e sotme ankimimin pranë Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në seancën e 26 qershorit, GJKKO vendosi lënien në fuqi të masës "arrest në burg" për kreun e PL-së. Meta kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Monika Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta
Politike
7 Korrik 2025, 19:05
r.ll
pamje nga aksioni i IKMT ne Theth
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar kryeministrit Edi...
Politike
7 Korrik 2025, 18:41
E. D
foo ilustruese
TIRANË- KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun ...
Politike
7 Korrik 2025, 18:30
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi në intervistën e parë mediatike pas 20 muajsh në arrest shtëpie ka folur dhe...
Politike
7 Korrik 2025, 18:10
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Posa&...
Politike
7 Korrik 2025, 17:49
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i...
Politike
7 Korrik 2025, 17:28
r.ll
foto e postuar nga rama
THETH- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ndërtimet pa leje në Theth, për ta cilat ka sulmuar pr...
Politike
7 Korrik 2025, 17:14
r.ll
prokuroria e shkodres/ edi rama
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dalë me një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lid...
Politike
7 Korrik 2025, 16:49
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në një intervistë me Unionin e Gazetarëve Shqip...
Politike
7 Korrik 2025, 16:31
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur që Jamarbër Malltezi të lirohet nga masa e sigurisë "arrest n...
Politike
7 Korrik 2025, 15:37
E. D
Myslim Murrizi
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit, duk...