7 Korrik 2025, 21:03
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se në zonat zgjedhore që sipas tij kontrollohenin nga kartelet, nuk ka rezistencë nga askush.
Berisha tha në "Çim Peka Live" në Syri Tv se kartelet dhe organizatat kriminale janë më të fuqishëm dhe se vetë qeveria. Ai u shpreh se edhe qarku i Tiranës ka qenë në influencën e tre bandave shumë të fuqishme.
"Në zonat e karteleve nuk ka rezistencë, të gjithë dorëzohen. Se janë më të fuqishëm se vetë qeveria. Një njeri i pambrojtur nuk e vë kokën para tyre. Ergys Agasi dhe Elvis Doçi kanë kapur njerëzit tanë dhe i kanë kërcënuar. Dhe unë të them të vërtetën, në qoftë se ndaj një ministri, nuk do t’ia falja po t’i nënshtroheshe, këta janë vrasës në errësirë dhe ndaj tyre është ndryshe problemi. Nuk mund t’i fajësoj. Tani, kur ke parasysh ti përpjekjet e Edi Ramës për të korruptuar njerëzit, janë të pakufishme. Një njeri që shkon në Korçë dhe e bën qëllim kryesor takimin me Ilir Vrenozin që është një demokrat vokal. Dhe kur ky shkon me qëllimin që edhe këtë zë të opozitës ta bëjë për vete... Krimi dhe organizatat kriminale janë më të fuqishme se çdo gjë tjetër në Shqipëri. Një qytetar nuk i bën dot kurrë karshillëk Elvis Doçit dhe Suel Çelës sepse është i pasigurt për jetën.
Tirana ka qenë në influencën e tre bandave të fuqishme. Haptas dhe publikisht Xhabaftët. Është aktiv me ushtarët e tij Emiljano Shullazi nga burgu dhe Hakmarrja për Drejtësi. Që të tria kanë qenë operative në Tiranë. Çdo organizatë kriminale është më e fuqishme se çdo ministri. Këtu është një sundim krimi.
Ka një gjë këtu, të jem i hapur me ju dhe qytetarët. Një gjë është e dhimbshme, por ne kemi një fat se kemi dokumente. Dhe askujt nuk i themi të besoj përveçse dokumenteve. Por opozita ka qenë e heshtur për këtë. Farsë ishte absolutisht edhe në vitin 2021. Por nuk u mbrojt kund, nuk u dëgjua. Prandaj Edi Rama e pa këtë dhe i këputi 300 milionë gjoba dhe dhurata, 500 milionë prokurime, 29 mijë hektarë kanabis e me radhë.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
7 Korrik 2025, 20:51
r.ll
berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe...
Politike
7 Korrik 2025, 20:34
belinda balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda B...
Politike
7 Korrik 2025, 20:13
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për vazhdi...
Politike
7 Korrik 2025, 19:05
r.ll
pamje nga aksioni i IKMT ne Theth
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar kryeministrit Edi...
Politike
7 Korrik 2025, 18:41
E. D
foo ilustruese
TIRANË- KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun ...
Politike
7 Korrik 2025, 18:30
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi në intervistën e parë mediatike pas 20 muajsh në arrest shtëpie ka folur dhe...
Politike
7 Korrik 2025, 18:10
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Posa&...
Politike
7 Korrik 2025, 17:49
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i...
Politike
7 Korrik 2025, 17:28
r.ll
foto e postuar nga rama
THETH- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ndërtimet pa leje në Theth, për ta cilat ka sulmuar pr...
Politike
7 Korrik 2025, 17:14
r.ll
prokuroria e shkodres/ edi rama
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dalë me një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lid...