Politike

"Dy rastet nuk janë të njëjtë", Berisha: Te rasti i Erion Veliajt kemi të bëjmë me lekët e bashkisë, te Malltezi me tokën e vet

Gjykata e Posaçme ka vendosur që Jamarbër Malltezi të lirohet nga arresti shtëpiak dhe masa e sigurisë u zëvendësua me "garanci pasurore" në shumën 3 milionë lekë të reja.

7 Korrik 2025, 21:31 Nga r.ll
"Dy rastet nuk janë të njëjtë", Berisha: Te rasti
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se rasti i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Jamarbër Malltezit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Berisha tha se në rastin e Veliajt flitet për paratë e bashkisë Tiranë dhe taksat e qytetarëve, ndërsa në rastin e Malltezit bëhet fjalë për tokën që sipas tij është e vetja. 

"Nuk mund të them që rasti i Malltezit dhe Erion Veliajt janë të njëjtë. Në rastin e Veliajt është akuzuar një zyrtar që ka abuzuar me tendera. Është i akuzuar dhe vjehrra dhe nusja e tij. Jamarbër Malltezi nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ai ka marrë vetëm tokën e vet, të gjyshes së vet. Nëse te Veliaj kemi të bëjmë me lekët e bashkisë, te rasti i Malltezit nuk kemi të bëjmë më asnjë lekë shteti. Në rastin e Veliajt janë mijëra euro të gjetura, garderobë të shtrenjtë, tendera të fituara nga vjehrra, vila të fshehura. Në rastin e Malltezit akuza ishte se ka marrë tokë të shpronësuar nga shteti.", tha Berisha në "Çim Peka Live" në Syri Tv.

Gjykata e Posaçme ka vendosur që Jamarbër Malltezi të lirohet nga arresti shtëpiak dhe masa e sigurisë u zëvendësua me "garanci pasurore" në shumën 3 milionë lekë të reja. Në vendimin e GJKKO thuhet se garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar nga shpallja e këtij vendimi. Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. 

sali berisha jamarbër malltezi erion veliaj

Sondazh

Poll