GJKKO la në fuqi masën "arrest në burg", Meta apelon vendimin, avokatët dorëzojnë ankimimin në Apelin e Posaçëm
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për vazhdi...
Balluku është shprehur se është rritur kërkesa për konsumin e energjisë në krahasim më korrikun e vitit 2024.
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një video të postuar në rrjetet e saj sociale është shprehur se është rritur kërkesa për konsumin e energjisë në krahasim më korrikun e vitit 2024.
Balluku ka thënë se kjo rritje reflekton edhe ditët e nxehta dhe gjithashtu edhe kërkesën që vjen në rritje për shkak të njësive të reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme apo edhe njësive të biznesit operacional.
Më tej, ministrja ka deklaruar se mbi 1600 punonjës të OSHEE Group ndodhen në krye të detyrës për të ofruar një shërbim sa më cilësor.
POSTIMI I PLOTË:
Uroj që të jeni të gjithë mirë në një ditë të nxehtë korriku. Sot mora raportin e 6 ditëve të para të konsumit të energjisë elektrike nga OSHEE Group. Duke e krahasuar korrikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, vetëm në javën e parë, kemi 20% rritje të kërkesës. E gjitha kjo, e thënë ndryshe në shifra dhe duke e krahasuar, është që 6 ditët e para të korrikut 2024, mesatarisht shkonin 18.6 milionë kilovatorë kërkesë, ndërkohë që në korrik 2025, në këto 6 ditë të para, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë.
E gjitha kjo padyshim reflekton edhe ditët e nxehta, por duke ju referuar historikut edhe një vit më parë, korriku dhe gushti kanë qenë dy muaj shumë të nxehtë, por nga ana tjetër reflekton edhe kërkesë që vjen në rritje për shkak të njësive të reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme apo edhe njësive të biznesit operacional.
Me gjithë kërkesën e rritur me 20%, krahasuar me vitin 2024, puna që po bëhet sot në terren nga grupet e OSSH është një punë që e konsiderojmë shumë të mirë, pasi shkëputjet kanë qenë minimale dhe nga ana tjetër të gjitha ato avari që kanë ardhur për shkak të ngarkesës së rritur, sigurisht janë sistemuar dhe rregulluar në një kohë rekord.
Unë uroj që të jeni të gjithë shumë mirë dhe ju siguroj që mbi 1600 punonjës të OSHEE Group ndodhen në krye të detyrës për të ofruar një shërbim sa më cilësor.
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për vazhdi...
pamje nga aksioni i IKMT ne Theth TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar kryeministrit Edi...
foo ilustruese TIRANË- KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun ...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi në intervistën e parë mediatike pas 20 muajsh në arrest shtëpie ka folur dhe...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Posa&...
Foto ilustruese KOSOVË- Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i...
foto e postuar nga rama THETH- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ndërtimet pa leje në Theth, për ta cilat ka sulmuar pr...
prokuroria e shkodres/ edi rama SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dalë me një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lid...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në një intervistë me Unionin e Gazetarëve Shqip...
jamarber malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur që Jamarbër Malltezi të lirohet nga masa e sigurisë "arrest n...